Po kthehej në banesë, grabitet kambisti në Prrenjas

schedule23:01 - 28 Gusht, 2020

schedule 23:01 - 28 Gusht, 2020

Një kambist është grabitur mbrëmjen e sotme në Prrenjas. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh Bashkim Sheganit, banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Burime për abcnews.al thonë se kambisti ka pohuar se i janë grabitur rreth 10 milion lek të vjetra. Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!