Po konsumonin kokainë, si nisi konflikti ku mbeti e vrarë 32-vjeçarja në Durrës

schedule10:48 - 3 Gusht, 2023

schedule 10:48 - 3 Gusht, 2023

Paraditen e së mërkurës, 32-vjeçarja Luljeta Preza u gjet e vrarë poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Policia e Shtetit ka arrestuar dy autorët Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

LEXO EDHE: EMRAT/ Zbardhet vrasja e 32-vjeçares te ura e Dajlanit, arrestohen dy persona

Gazetari ABC News, Leonidha Musaj ka njoftuar se këta dy persona janë parë shpesh në shoqërinë e 32-vjeçares ditët e fundit.

Mirëpo, mësohet se mes tyre ka nisur një konflikt. Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend.

 “Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi”, thuhet në njoftimi e policisë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!