Gjatë inspektimeve në Tepelenë bashkë me kryebashkiakun Tërmet Peçi, kryeministri Edi Rama u ndal në Salari. Rama tha kritikoi Peçin se nuk ka bërë fushatë publicitare për rrugët që bëhen në fshat. Ai i u shpreh se në 4 vitet e ardhshme nga një “xhep fallco” do të kthehet në një aset fantastik kombëtar.
Pjesë nga biseda:
Bledi Çuçi: Ka qenë pjesë e rrugës kombëtare deri në vitet ’70. Ka lënë gjurmët e rrugës që kanë hapur italianë. Nuk ishte parë asnjëherë asfaltim taman. Dhe gjithë zonën krijon një komoditet. Ka filluar dhe do mbarojë shumë shpejt. E kemi bërë me ARRSH kështu që mendoj
Edi Rama: Ka shumë që thonë nuk kemi bërë rrugë fshati. Lëri tani, ti bën fitore publicitare, por nuk bën shumë publicitet. Je i fitoreve. Nuk je i reklamimit të përgjithshëm
Tërmet Peçi: Për herë të parë sot bëhet kjo, lidhet e gjithë krahina dhe zona e Vlorës. Duke shkuar tani në investimin e përfunduar, 4 km shkojnë në Salari. Pastaj kemi 10 km nga Salaria.
Edi Rama: Faktikisht ti dhe tepelenasit e dinë,. të tjerët po e mësojnë mirë në 4 vitet e ardhshme që Tepelena nga një xhep fallco që të gjithë i kalonin anash po kthehet në një aset fantastik kombëtar.
Është kthyer tani në hartë turistike ku përfshihet Gjirokastra, Vlora dhe Himara. Tashmë gjithë kjo mrekulli e madhe, kthehet në një park natyror turistik ku me stacione të ndryshme ti ke mundësi të admirosh natyrën dhe historinë
Tërmet Peçi: Komandant jemi i vetmi qytet që kemi 4 kala
Edi Rama: Po ç’e pyet
/mv.abcnews.al