“Po kërkon i gjithë fshati”, banori për zhdukjen e 49-vjeçarit në Dibër: Shteti të na ndihmojë

schedule11:09 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 11:09 - 27 Dhjetor, 2021

Të gjithë banorët e fshati Fushë-Alie dhe zonat e tjera përreth kanë dalë për të kërkuar Tefik Xhikën. 49-vjeçari humbi kontaktet me familjen që prej pasdites së djeshme dhe për herë të fundit u pa duke peshkuar në lumin Drin i Zi.

Një prej banorëve thotë për ABC se kërkimet i nisën menjëherë sapo u sinjalizuan për zhdukjen e bashkëfshatarit të tyre. Një apel ai ka për shtetin, të cilit i kërkon mjete të specializuara.

Lexo edhe:  Atletet buzë Drinit, vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin e zhdukur në Dibër

“Në 16:30 na lajmëruan njerëzit tanë që Tefiku është parë në breg të Drinit dhe nuk është kthyer më. Kërkimet i kemi nisur nga ora 17:00 e mbrapa që është sinjalizuar që nuk është Tefiku. Kanë pyetur te shtëpia a ka ardhur, jo dhe pastaj kemi dalë të gjithë. Është organizuar i gjithë fshati. Humbi njeriu ne dalim krejt se Drinin nuk e kemi sot ne, unë jam rreth 70 vjeç tani. Drini është kaq kohë, janë mbytur edhe të tjerë. Ne i dimë këto, del zona komplet për të ndihmuar.

Nja 2-3 policë mbarë, s’kam parë as emergjenca. As sot nuk ka. Mesazhi është për shtetin. Edhe ne kërkojmë tani që shteti të vërë dorë me mjetet e veta të specializuara, të na japë ndihmë”,-shprehet banori. g.v/abcnews.al