Gareth Bale dhe shokët e tij festuan gjatë fitoren e Uellsit kundër Hungarisë dhe kualifikimin ë Europianin e vitit të ardhshëm. Ylli i Real Madrid krijoi polemika me mënyrën e festimit pas ndeshjes.
30-vjeçari shpalosi një flamur ku shkruheshin sipas radhës fjalët Uells, golf dhe Madrid, duke theksuar qartësisht prioritetet e tij. Zinedine Zidane ka folur në lidhje me lojtarin britanik dhe episodin pas ndeshjes së kombëtares në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Sociedad.
“Është krijuar shumë zhurmë në lidhje me festimin e Bale, por duhet të përqendrohemi te ndeshja kundër Real Sociedad. Çdokush ka mendimin e tij, por ajo ishte e tepërt. Jam i lumtur që Bale është rikuperuar.
I ka dhënë shumë Realit dhe më pëlqen të merrem vetëm me aspektin sportiv. Pjesa tjetër nuk më intereson. E kam parë po kaq të lumtur edhe pas golit të shënuar në finalen e Champions League (kundër Liverpool)“, përfundon trajneri francez. /abcnews.al