Me fantazinë e tij në krijimin e aksioneve dhe krosimet fantastike në zonë mund të themi se Antoine Griezmann po kalon Botërorin e “ëndrrave” dhe pret ta përfundojë me sukses, në finalen e madhe të 18 dhjetorit.
Prezenca e tij nuk kishte si të mos vihej re nga “gjigandët” e Evropës, ku sipas raportimeve të mediave, Manchester United është duke ndjekur me kujdes afrimin e francezit, në “Old Trafford”.
Teksa, ende nuk asgjë konkrete, Griezmann duket si lojtari përfekt për t’i dhënë më shumë “ngjyrë”, sulmeve të “djajve të kuq”. /i.m /abcnews.al