Përtej faktit se kanë punuar bashkë ndër vite, Elvana Gjata gëzon një raport të ngushtë me Valdrin Sahitin. Ditën e sotme, stilisti nga Kosova feston përvjetorin e lindjes dhe Elvana u kujdes t’i bënte urimin më të bukur.
“Lutem dhe uroj që të arrish vendet, të cilave ti iu përket! Ne jemi të gjithë krenarë për ty! Unë nuk mund të të bëj një dhuratë më perfekte sesa miqësia që kemi sot! Një jetë bashkë e kurrë s’u nalëm tu kesh. Të dua!”, shkroi ajo.
Mirëpo, nuk ka munguar dhe një koment me doza humori nga ana e këngëtares. Teksa ka publikuar një foto të Beyonces, e cila është veshur disa herë nga Valdrini, Elvana shpreh hapur “xhelozinë” ndaj divës së muzikës.
“Epo vdekjen e dija, po që Beyonce do më merrte designerin dhe shokun e ngushtë se kisha menduar ndonjëherë!! Ja ka nis dhe me i shkrujt SMS tani… ‘Oh hi Drinki, hi love, how are you…’. Shko moj vajzë na lej rehat!!!!!”, ka shkruar Elvana.
/abcnews.al