Po i largohej policisë, shoferi përplas për vdekje një 75-vjeçar pranë Shtëpisë së Bardhë

schedule08:42 - 13 Korrik, 2023

schedule 08:42 - 13 Korrik, 2023

Një person ka vdekur pasi një shofer që po i largohej Shërbimit Sekret të SHBA-së përplasi këmbësorët pranë Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari është ende në arrati.

Incidenti ndodhi pak para orës 13:30 me orën lokale të mërkurën, ndërsa oficerët e Shërbimit Sekret i kërkuan të ndalonte. Por i dyshuari jo vetëm që nuk ndaloi por u largua me shpejtësi.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se policia “po punonte për të gjetur të dyshuarin”.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës”, tha ai.

Oficerët në vendngjarje, një zonë e mbushur zakonisht me turistë dhe vizitorë të tjerë në kryeqytetin e vendit  ofruan ndihmën e parë për të plagosurit.

Viktima ishte një burrë 75-vjeçar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!