“Po humbasim miliona, pse nuk flisni fare?!”, tërbohet trajneri rumun

schedule15:54 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:54 - 24 Shtator, 2020

Marius Sumudica, trajneri rumun i Gaziantep është tërbuar keq pas barazimit që skuadra e tij regjistroi disa ditë më parë në shtëpi kundër Karagumruk. 49-vjeçari i ka bërë për një lek futbollistët e tij, pasi lejuan kundërshtarin t’u shënonte në minutën 95-të.

“Nëse nuk tregohemi të përgjegjshëm, nuk ia dalim mbanë. Duhet të tregohemi të përgjegjshëm, të gjithë”, dëgjohet të thotë në anglisht trajneri rumun, ndërkohë që video është bërë virale në rrjetet sociale.

“Për 50 sekonda, humbasim 3 milionë lira turke, nga paga jonë. Humbasim 30.000 lira turke bonus. Humbasim 2 pikë, jemi në vendin e 14-të dhe tani nisin të na kafshojnë”, shton Sumudica . “Ju ka hyrë frika”, thotë trajneri, i cili bën edhe një gjest shoqërues.

Trajneri i Gaziantep nuk ndalet me kaq: “Tani do shkojmë në Goztepe, çfarë do ndodhë nëse do humbasim? Do zbresim në fund, do luftojmë për mbijetesë. Pse? Sepse nuk jeni gati në 50 sekondat e fundit.

Pse nuk flisni, më thoni? Pse nuk flisni? I shihni personat pas jush? Shikoni, i shihni njerëzit që janë pas jush? A e dini sa e kanë pagën? 1500-2000 lira turke. I presin bonuset si të çmendur. Si të çmendur! Dhe në vetëm 50 sekonda ju shkatërruar gjithçka! Pse? Dhashë gjithçka nga vetja këtë javë! Gjithçka! Kaq po u them!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!