“Po hapet ‘sky’, hiqni telefonat”/ Përgjimet, Erzen Breçani i dërgoi mesazh grupit kriminal përmes të birit

schedule10:21 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:21 - 23 Nëntor, 2023

Të tjera detaje zbardhen në përgjimet mes grupit kriminal të trafikut të drogës, pjesë e të cilit u arrestua edhe ish drejtori i polcisë Erzen Brecani.

Në dosjen voluminoze të SPAK, të cilën ABC Neës e disponon, Erzen Brecani udhëzon grupin të heqë telefonat, pasi po përgjohej aplikacioni SKY.

Biseda daton më 8 janar 2021, ndërsa grupi fliste për një sasi të konsiderueshme droge, që pritej të kalonte nga Brazili. Biseda e përgjuar është mes Eralbi Breçanit, djalit të Erzen Brecanit, Ismail Zenelit, Besmir Muratit si edhe një personi të paindentifikuar.

Pjesë nga dosja:

Eralbi Breçani: Po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.
Besmir Murati: Të fala bëji
Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’. Plaku mka then para 2 javesh. Kan ardh dosje ne Shqipri per disa persona dhe shqiptar nga vendet latine dhe Europa Anglia shum. Po hetohen shum persona. Dhe vetem per kto sky prz…
V6FGL7–Vkkkk mor. Te hetohen…Ishalla bijem nje sektor te gjith badhk tbajm muhabet…
*D****P*–O plak shife ate emrin tim. Thuj babit…
Ismail Zeneli: O pika vej nji cpr text. Nuk po dijme gjo. Te gjithe po punojn Me sky Hahahhahaha…
*D****P*–O daje e kam edhe se perdor. Aty e kam ne cant. Cpr, Skam ansji kontakt….
Eralb Brecani: Hahahaa…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!