Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Po hapet një tjetër front lufte? Dhjetëra avionë ngrihen në qiell në mënyrë urgjente

schedule10:35 - 24 Janar, 2022

schedule 10:35 - 24 Janar, 2022

Kina ka dërguar të dielën 39 aeroplanë luftarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Fluturimet nga aeroplanët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore vijnë një ditë pasi SHBA-të dhe marina japoneze kryen një shfaqje të forcës në Detin Filipine. Ky i fundit është zona e Oqeanit Paqësor në lindje të Tajvanit, mes ishullit të vetëqeverisur dhe territoreve amerikane të Guam-it dhe Ishujt Mariana Veriore.

Marina amerikane, në një deklaratë bënte të ditur se anijet luftarake po kryenin stërvitje për të “ruajtur dhe mbrojtur një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”. Tajvani dhe Kina kontinentale qeverisen në mënyrë të ndarë qëkur nacionalistët e mundur u tërhoqën në ishull në fund të luftës civile kineze mbi 70 vite më parë.



Partia në Kinë e konsideron ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!