“Po gjurmojmë paratë e krimit”/ Ministri Balla: Do ketë sistem të ri komunikimi brenda Policisë së Shtetit

schedule10:18 - 20 Qershor, 2024

schedule 10:18 - 20 Qershor, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se po gjurmohen paratë e krimit.

Gjatë një deklarate për mediat, Balla u shpreh se parimi ndiq paratë, ka rezultuar i suksesshëm në luftën kundër krimit.

Balla shtoi se në bashkëpunim me Gjermaninë, do të mundësohet një sistem i ri komunikimi brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

“Zyra e rikuperimit të aseteve është instrumet që do të gjurmojë pasuritë e fshehura të krijuara nga aktivitetet kriminale dhe nga korrupsioni. Është një model i mirë në disa prej vendeve të BE. E kemi vendosur si një ndër objektivat e rëndësishëm. Është diçka që i kishte munguar strukutrës së Policisë së Shtetit. Parimi ndiq paratë, rezulton të jetë i sukseshëm në luftën kundër krimit. Na duhet një punë hetimore shumë efikase për të identifikuar, gjetur, konfiskuar aseste, llogari bankare, që krimi ka krijuar, përfituar. Edhe BE, SHBA, partnerët, e kanë mbështetur, presim nga komisioni Evropian leximin e fundit të draftit, ta kalojmë në Kuvend, pastaj në qeveri. Është moment i rëndësishëm, nuk mungonte asnjë partner, donator. Kemi fokus të rilindur sa i takon Akademisë së Sigurisë. Po punojmë me republikën federale gjermane për të pasur rbenda policisë sistem të ri komunikimi, duke mos përdorur plikacione që njohim deri tani, por të kemi aplikacionin tonë të komunikimit. Zbatimi do të fillojë brenda pak kohësh”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!