Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione të reja kundër Iranit sot pasi Republika Islamike dërgoi raketa balistike në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve të Perëndimit, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken gjatë një vizite në Londër.
“Dhjetëra personel ushtarak rus janë trajnuar në Iran për të përdorur sistemin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi Fath-360, i cili ka një rreze maksimumi 75 milje,” tha ai, duke shtuar: ” Rusia tani ka marrë dërgesa të këtyre raketave balistike dhe ka të ngjarë t’i dërgojë ato të përdorura brenda javësh në Ukrainë.’
“Rusia ka një gamë të raketave të veta balistike, por furnizimi i raketave iraniane i lejon Rusisë të përdorë më shumë nga arsenali i saj në objektiva larg vijave të frontit”, tha ai.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, nga ana e tij, tha se furnizimi i Iranit me raketa balistike për Rusinë është ” padyshim një përshkallëzim i rëndësishëm”.
Megjithatë, i pyetur nëse ai do ta autorizonte Ukrainën të përdorte raketat e saj me rreze të gjatë “Storm Shadoë” për të goditur objektivat brenda Rusisë, Lamy tha se nuk do të komentonte mbi “çështjet operacionale”.
Të dy zbuluan se do të udhëtojnë së bashku në Kiev gjatë javës, për të cilën Lamy tha se është “vizita e parë e përbashkët e këtij lloji në më shumë se një dekadë .
/abcnews.al