Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Po fliste përfaqësuesi rus, SHBA dhe disa vende të tjera braktisin takimin për ekonominë

schedule09:35 - 21 Maj, 2022

schedule 09:35 - 21 Maj, 2022

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera u larguan nga një takim i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Reuters, përfaqësues nga SHBA, Kanadaja, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re u larguan nga një takim i ministrave të tregtisë Azi-Paqësorit në Bangkok të shtunën, ndërsa përfaqësuesi rus po fliste.

Tajlanda është kryesuese e samitit të APEC-it të këtij viti, ku 21 vende, përfshirë Rusinë, SHBA-në dhe Kinën janë mbledhur për dy ditë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!