“Po flamurin shqiptar e mori era në Egjipt?”, Rama sqaron ish-deputetin dhe komentuesit

schedule09:05 - 24 Tetor, 2021

schedule 09:05 - 24 Tetor, 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit qeveritar zhvilloi dje një vizitë në Egjipt, ku u prit me ceremoni zyrtare, nderimet më të lartë. Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilësoi skandal mungesën e flamurit të Shqipërisë në momentin e ceremonisë së pritjes së Edi Ramës nga Kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouly.

Nuk munguan edhe disa komente në videon që kreu i qeverisë shpërndau në faqen e tij në Facebook, ku njëri nga ndjekësit shkruante me ironi se “po flamuri shqiptar ku është, e mori era?”.

Për t’i dhënë fund të gjithë debatit mendoi vetë kreu i qeverisë, i cili i ktheu përgjigje komentuesit duke e sqaruar se “nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”.


/ Abcnews.al