Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po eksploronte zonën në Valbonë/ U rrëzua gjatë natës në një terren malor, nxirret i pajetë trupi i turistit holandez

schedule08:55 - 17 Shtator, 2025

schedule 08:55 - 17 Shtator, 2025

Një turist holandez, gjatë eksplorimin në Tropojë me disa turistë të tjerë, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, kishte rënë nga një terren i thepisur malor.

Pas njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Valbonës dhe të Kosovës, së bashku me helikopterin e ushtrisë, nisën kërkimet.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë ndërprenë punën për shkak të errësirës. Për të vijuar më pas në orët e para të mëngjesit, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit.



Rreth orës 05:30, nga ekipi i kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit holandez 27 vjeç, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!