“Po ecim me vendosmëri drejt integrimit në BE”, Zaev për Kongresin e PS-së: Keni mbështetjen tonë

schedule21:12 - 29 Shkurt, 2020

schedule 21:12 - 29 Shkurt, 2020

Në ditën e dytë të komgresit të Partisë Socialiste ka ardhur një mesazh përshëndetës nga ana e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar videomesazhin  e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut .

Ish-kryeministri Zaev ka përshëndetur në shqip Kongresin e PS, duke shprehur mbështetjen e tij për Shqipërinë.

Fjala përshëndetëse e Kryetarit të LSDM Zoran Zaev për Kongresin Zgjedhor 2020 të Partisë Socialiste🌹🇦🇱🤝🇲🇰

Gepostet von Taulant Balla am Samstag, 29. Februar 2020

Të dashur socialistë, i dashur shoki Edi. Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta! Jemi dy vende të ndryshme por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike. Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe evropiane.

Megjithatë po ecim me guxim dhe vendosshmëri drejt integrimit. Kjo është arsyeja pse në mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim! Jam i bindur se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit, dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët tanë.Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje. E keni mbështetjen tonë,” thekson Zaev.

Ndërkohë të shumtë janë përfaqësuesit e partive simotra, të cilat kanë uruar punimet e Kongresit Zgjedhor të Partinë Socialiste të Shqipërisë. Numri dy i PS-së ka publikuar në rrjetin social Facebook videomesazhet përshëndetëse të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjykanovic, , Andreas Schieder dhe Bettina Vollath,    Clara Aguilera, Marek Balt,  Milan Brglez, Petra Kammerevert, Alicia Homs,  Maria Vasiliadis, Udo Bullman, Margarida Marques,  Vjaceslavs Dombrovskis dhe Georgi Anastasov./abcnews.al