Po e riparonte, muri zë poshtë 70-vjeçarin, ndërron jetë në spitalin e Sarandës

schedule12:54 - 27 Korrik, 2021

schedule 12:54 - 27 Korrik, 2021

Delvinë – Një ngjarje tragjike është shënuar në Delvinë të Sarandës ku një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së një muri të vjetër.

Mësohet se J.Ç, 70-vjeç  ishte duke kryer një riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri. Në këtë moment muri është shembur dhe e ka zënë poshtë. Ai si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spitalin e Sarandës, ndërsa pas disa kohësh ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. e.l/abcnews.al/