“Po e çoj nga Prishtina”/ Skema, Sulejmanaj dhe efektivi lejuan kalimin e të deportuarit nga Franca

schedule10:28 - 4 Qershor, 2024

schedule 10:28 - 4 Qershor, 2024

ABC News ka siguruar dosjen me përgjimet ku efektivë të policisë në Rinas, lejonin kalimin e qytetarëve të cilët kishin probleme me ligjin, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Enea Sulejmanaj, tanimë i arrestuar. Sulejmanaj ishte poseduesi i një agjensie turistike “Bus Albania”, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me me Tereziun, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të këtyre personave.

Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të deportuari nga Franca, i cili kërkonte të shkonte në Budapest të Hungarisë.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.08.2023, nga ora 01:04 PM – 08:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla si tkam. A je mire. Kam i cun me ndrrim. Do me ik tmarten nga budapesti. E bejm dot. I dërgon pasaportën e shtetasit Ledjan Hadri

Briken: Ja ra shof vlla e te them

Eneo: Ok vlla. Vec mos me harro se e kam ktu robin

Briken: Nuk bohet vlla jo. Paska pyt dhe tjer anej ky vl

Eneo: Vl

Briken: E kan mor vesh dhe tjere

Eneo: As me ja bo letren me noter

Briken; jo jo. Tja fuse me toke

Eneo: Ok vlla rrofsh

Briken: Vetem me dt 6 eshte nje mundesi

Eneo: Po e coj nga prishtina. Kemi nja 2 me dite

Briken: Ok kire

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ledjan Hadri (me gjeneralitete të ndërruara në Julian Hadri) nuk ka dalje të regjistruar nga territori i RSH nga data e bisedës e në vijim. Ky shtetas (referuar bisedës së zhvilluar) ka dyshime se mund të ketë udhëtur nga territori I PKK Morinë, pasi ka hyrje në PPK Rinas më datë 11.11.2023. Ai mund të ketë udhëtuar me destinacion fillestar Kosovën pasi ai është kthyer në kategorinë deportiv më datë 18.05.2023 me shënimin :” kthyer deportiv nga Franca pasi ka bere 9 muaj burg per  v. penale “transport te lendeve narkotike ”. Ne interviste shpjegon qe Ka ndalese hyrje te perhershme ne territorin Francez dhene date 17.05.2023”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!