“Po diskutojmë për të hequr TVSH-në për mështjerrat që hyjnë në Shqipëri”, Ekonomi: Fermerët duhet të kenë qasje pozitive

schedule14:45 - 6 Nëntor, 2023

schedule 14:45 - 6 Nëntor, 2023

Deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi ka zbuluar se kanë disktuar për një sërë masash për ligjin tonë me TVSH për të bërë ndryshime. Ajo ka marrë shembull, heqjen e TVSH për pjesët e kopesë që hyjnë në Republikën e Shqipërisë dhe kjo për t’i ardhur në ndishmë fermerëve.

“Nga ana tjetër ne diskutuam edhe për një sërë masash për ligjin tonë me TVSH për të bërë ndryshime. Për shembull për të hequr TVSH e mëshqerrave që hyjnë në republikën e Shqipërisë. Jo vetëm e mështjerrave, por dhe për pjesë të tjera të kopesë themelore në vend, siç janë delet, derrat, dhitë. Gjithashtu dhe për të zgjeruar imputet që vijnë nga bletët që do përdoren për pjalmim në sera dhe për elementët e tjerë që duhen për të luftuar sëmundjen e ndryshme në bimë. Të gjitha këto, kanë për qëllim që e para, fermerët shqiptarë të kenë një qasje pozitive drejt shpenzimeve që ata kanë për të shtuar kopenë themelore dhe për të përmirësuar rrasat e atyre kafshëve që ato kanë”, tha Ekonomi në një lidhje me Skype për ‘Money Report’.

Më tej, ajo ka deklaruar se me përdorimin e Inteligjencës Artificiale që po përdoret dhe në fushën e tatimeve, këto do të jenë masa që synojnë rritje dhe në buxhetin e shtetit.

“Kjo përpjekje që ne bëjmë nuk janë vetëm që bëhen në vendin tonë. Janë europiane në një far mënyre sepse gjithandej vendet po përpiqen të stabilizojnë mënyrën se si bëhet biznes në këto platforma. Natyrisht, kjo nuk është një gjë e lehtë, por si çdo sfidë dhe kjo është për t’u përballuar dhe për të parë se si do bëjmë më mirë. Unë mendoj që me mënyrën se si po ndiqen gjërat, por dhe me Inteligjencën Artificiale që po përdoret dhe në fushën e tatimeve, këto do të jenë masa që synojnë rritje dhe në buxhetin e shtetit”, përfundoi deputetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!