“Po diskutohet buka e gojës”, Alibeaj: Qeveria të ndjekë këshillat e OBSH, duhen bërë teste masivisht

schedule20:48 - 6 Prill, 2020

schedule 20:48 - 6 Prill, 2020

Në një lidhje direkte për Abc News, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj folir për situatën e përhapjes së Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë bashkëbisedimit me Mirela Milorin, Alibej u ndal tek menaxhimi i situatës nga qeveria, ndërsa vuri theksin se nga kjo e fundit duhet të ketë transparencë.

Kohë për të vjedhur më ndje, por nuk besoj se është një zgjedhje e mirë. Në ka një shërbim më të mirë është për të ndihmuar, transparenca është mjeti më i mirë i cili qetëson shpirtra e njerëzve, mënyra më e mirë për tu ndodhur afër njerëzve është t’ua bësh të ditur. Duhet thënë rrini të izoluar, por duke u thënë atyre se edhe ekonomia juaj familjare është e garantuar se qeveria ka vënë në dispozicion X milion. Ta mbash në terr dhe të mos tregosh këto të dhëna….Kjo qeveria ka treguar se ka defekte pa fund, por në këtë rast ajo çfarë ka bërë opozita është se ka ulur armët e luftës politike, për ta lënë qeverinë të qetë, për tu fokusuar e gjitha për tu ofruar bukë, shërbim spitalor, por jo për të vjedhur shqiptarët”, u shpreh demokrati.

Më tej Alibeaj theksoi se qeveria duhet të ndjekë këshillat e OBSH për të bërë testime në masë të popullsisë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të frenohet përhapja e infeksionit.

“Nëse sot OBSH kërkon izolimin dhe izolimi ka ndodhur se shqiptari do jetën e vet. Por duhet të sigurojë atë që OBSH ka thënë testim, testim, testim. Unë e shoh si një postim të asaj që kryeministri ka bërë deri tani. Për të analizuar qasjen e kryeministrit nuk duhet ta shikojmë sot kur situata nuk është e mirë. Para një muaj e gjysmë ne kishim një favor të madh, e dinim që herët apo vonë virusi do vinte. Kur ne i thonim kryeministrit merr masa, tallej”, tha ish-deputeti.

I pyetur se si e sheh ecurinë e pandemisë, Alibeaj u shpreh se qeveria duhet të kishte marrë masa më herët.

Nuk duhet të bëjmë llogaritë pasi të kemi numëruar të vdekurit. Ndodhsha jemi edhe tani në kohën kur të marrim masa dhe të kufizojmë pasojat. Nëse do të sihin marrë masat q ënë fillim do oshin rezervat e shteit të mbushura për këtë ditë të zezë. Sot të vobektët janë duke llogaritur bukën e gojës. Është e pamoralshme tu themi atyre prisni ju dhe të lënë kryeministrin të bëjë propagandën e vet.

Deri më tani këdo të pyesësh. Mendojnë së pari bukën e përditshme. Kanë pasiguri dhe ekonomia e tyre është duke u rrënuar nga dita në ditë. Nga njëra anë duhen marrë masat e izolimit me të drejtë, por nga ana tjetër ky karantinim rrënon të ardhurat e shqiptarëve. Mjafton që të ndiqen këshillat e OBSH, testim, testim, testim. Dhe më e rëndësishmja është edhe çështja ekonomike. Po të shikosh vendet e rajonit e kanë bërë zgjidhjen e thjesht kanë vendosur shifra masive nga busheti i shtetit”, tha ai. /abcnews.al