Partizani ngeci edhe një herë ndaj Skënderbeut (1-1) dhe i dha kurorën e kryesuesit Teutës, duke humbur edhe një tjetër shans për të mbajtur kreun e renditjes, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi.
Skerdi Bejzade, ish-sulmues i të kuqve dhe kampion me Elbasanin e Ilir Dajës në vitin 2006, nuk është aspak i lumtur pas këtij barazimi dhe tregon edhe aleancat e mundshme mes ekipeve kur përmend Kukësin dhe Kastriotin. Në postimin e Partizanit në Facebook pas ndeshjes ai shkruan:
“Po ja jepni me zor Teutës ose Laçit kampionatin. Gjashtë pikë a më shumë jua ka rregulluar Olsi (Rama) ndaj Kukësit e Krujës se do ishit në vend të pestë tani.
Këto ndeshje i keni në dorë vetë për t’i fituar ju sportistët. Nuk ka më çfarë të bëjë Olsi, vetëm të futet të bëjë gol në vetë në fushë. Vllaznia iku, këto po ashtu (Partizani). Të gjitha me pak fjalë copë-copë më duken. Mendo pak të dali kampion Teuta me atë ekip”, shkruan ndër të tjera Bejzade. /abcnews.al