Po dërgonte furnizime mjekësore, sulmohet autokolona e Kryqit të Kuq në Gaza

schedule09:46 - 8 Nëntor, 2023

schedule 09:46 - 8 Nëntor, 2023

Një muaj pas masakrës së Hamasit më 7 tetor, Izraeli vazhdon të përparojë në enklavën palestineze. Bombardime intensive janë raportuar në afërsi të spitalit al-Shifa dhe spitalit indonezian, të dy në Gazën veriore.

Dhjetëra palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në një valë të re të sulmeve ajrore izraelite që synonin Khan Younis në jug, Nuseirat në Gaza qendrore dhe Jabalia në veri.

Bastisjet izraelite kanë vazhduar gjatë natës dhe herët në mëngjes në zonat e okupuara të Bregut Perëndimor Akaba, Qalqilya dhe Balata.

“Për herë të parë në dekada ne po luftojmë në zemër të qytetit të Gazës, në zemër të terrorit,” tha komandanti izraelit i Frontit Jugor, Yaron Finkelman. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka vënë në shënjestër direkt kreun e Hamasit në Rrip.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!