Efektivi i burgjeve po çonte fqinjin në spital, ndërtohet skema 3D e aksidentit tragjik tek “21 Dhjetori”

schedule19:11 - 11 Nëntor, 2021

schedule 19:11 - 11 Nëntor, 2021

Prej gati 20 vitesh, Luan Cenollari punonte si efektiv i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve. Jashtë orarit të shërbimit, në orët e vona të natës, 58-vjeçari punonte taksi për të siguruar më shumë të ardhura për familjen.

Në orën 3:30 të mëngjesit ai u përplas për vdekje bashkë me fqinjin e tij Ali Bejo, 59-vjeç të cilin po e dërgonte në spital pasi nuk ndihej mirë. Ata po lëviznin nga zona e Inxhinierisë së Ndërtimit drejt qendrës ku në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, u pret rrugën një mjet Citroen që vinte nga pallati me shigjeta në drejtim të qendrës.

Mësohet se 30-vjeçar Emirjan Doko kishte ardhur nga Kurbini duke thyer orën policore. E për të mos mjaftuar kjo, u konstatua në gjendje të dehur dhe lëvizte me shpejtësi tej normave si dhe ishte futur në kryqëzim me semafor të kuq.

Në makinë, policia i gjeti atij një armë tip pushkë automatike, dhe në trup një thikë. Policia nuk e ka marrë ende në pyetje shkak se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Dokos i është komunikuar urdhër arresti. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, armëmbajtja pa leje. Hetuesit dyshojnë se duke u nisur nga fakti se ka qenë i armatosur, mund të jetë përfshirë në ndonjë konflikt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!