Përdoruesit e TikTok gjetën një valixhe që përmbante eshtra njerëzore dhe këtë moment e kanë ndarë në rrjetin social.
Adoleshentët gjetën valixhen në një plazh në Seattle, ndërkohë departamenti i policisë së qytetit po heton ngjarjen.

Personat që e gjetën çantën menduan se mund të kishte para, por lumturia e tyre shumë shpejt iu kthye në frikë.
Ata e kuptuan se ishte në të vërtetë një kufomë vetëm atëherë kur policia postoi lajmin në internet.
Duke postuar videon në TikTok, UghHenry shkroi: “Ndodhi diçka traumatike që më ndryshoi jetën”.
Ajo vazhdoi të shpjegojë: “Ne gjetëm këtë valixhe të zezë dhe po bënim shaka duke menduar se valixhja kishte para./abcnews.al
TikTok of teenagers finding remains on Seattle beach from r/Seattle

