Po bënin sport ujor në Algjeri, vriten dy turistë nga Maroku

schedule21:27 - 31 Gusht, 2023

schedule 21:27 - 31 Gusht, 2023

Dy turistë franko-marokenë u vranë nga rojet kufitare algjeriane kur aksidentalisht po bënin jet ski në ujërat territoriale algjeriane në brigjet e Marokut, raportuan sot disa media marokene.

Sipas mediave të huaja, Bilal Kishi dhe Abdelali Mesouer vdiqën të martën kur rojet kufitare algjeriane i qëlluan brenda ujërave territoriale algjeriane. Dy burrat humbën në det ndërsa bënin ski pranë qytetit maroken të Saidia. Një i tretë, gjithashtu francezo-maroken, Smail Schnabe, u arrestua nga autoritetet algjeriane.

Kjo tragjedi ndodh në një kohë tensioni në marrëdhëniet e Marokut me Algjerinë. Kufiri është mbyllur që nga viti 1994 dhe Algjeria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Marokun në gusht 2021 duke akuzuar Rabatin për “veprime armiqësore”. Maroku e përshkruan këtë vendim si “të pajustifikuar”.

Përfaqësuesi i qeverisë marokene, Mustafa Baytas, i pyetur sot për këtë çështje nuk ka bërë asnjë koment, duke u kufizuar vetëm duke thënë se përgjegjësinë e kanë organet e drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!