Po bëni një gabim të madh! Pneumologu bën paralajmërimin e fortë për medikamentet pa miratimin e mjekut

schedule12:17 - 11 Shkurt, 2022

schedule 12:17 - 11 Shkurt, 2022

Pacientët që kalojnë Covid shpesh ankohen për pasojat që lë sëmundja në organizmin e tyre. Pneumologu Arben Tanku në një intervistë të dhënë për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me komplikacionet që lë Covid në organizmin e njeriut, ku thekson se me kalimin e kohës dhe gjurmët e tij në trup zbehen.

Sipas mjekut është e rëndësishme të theksohet se Covid ka ardhur duke u bërë më pak agresiv por thjesht është më ngjitës si të gjithë viruset e tjerë.

Mjeku shprehet se e rëndësishme është që të krijohet imuniteti në mënyrë natyrale ose përmes vaksinës në mënyrë që të mos kemi raste të rënda të kalimit të koronavirusit.

“Pacientët që e kanë kaluar rëndë duhet të ruhen nga fibrozat një dhe nga trombozat që e jep vete Covid dhe gjithashtu mund të dalë në pah edhe një diabet i fshehtë. Covid nuk le pasoja afatgjata, përgjithësisht pacientët që e kanë kaluar vështirë koronavirusin mund të kenë lodhje dhe kollë për disa ditë më pas dhe nuk mund të konsiderohen pasoja afatgjate.

Fëmijët janë sjellë si të rriturit ndaj Covid por kanë qenë më të mbrojtur pasi nuk kemi pas shumë shtrime në spital, Omicron është shfaqur më shumë te fëmijët ndaj kemi pasur dhe një fluks në pediatri.

Ajo që ne duhet të theksojmë është se fatmirësisht në krahasim nuk ka pasur fluks shtrimesh siç kemi ndeshur me të rriturit. Omicroni ëstë një variant më i lehtë për shkak se kemi pas kaluar dhe një variant të mëparshëm, por duhet përmenduar dhe vaksina dhe efekti i tij dhe gjithashtu vlen të theksohet se personat që nuk e kanë kaluar një nga variantet e mëparshme ka qenë dhe shkaku i shtrimeve në spitale.

Një virus që filloi si agresiv përfundo duke u bërë më ngjitësh si në rastin e Omicron që ishte më ngjitës por jo shumë agresiv, por uroj të jetë kështu dhe të mos kemi surpriza”, ka thënë ai.

Ndër të tjera në intervistën e tij, mjeku është shprehur se një ndikim të veçantë në shtimin e komplikacioneve dhe efekteve anësore në trupin e pacientëve që kalojnë Covid ka edhe përdorimi i medikamenteve.

Tanku bën apel qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e mjekut në çdo rast dhe të m os përdorin protokoll mjekësor të rekomanduar nga të afërmit.

Protokolli i mjekimit ka ndryshuar në varësi të variantit që ka qenë dhe në varësi të rekomandimeve ndërkombëtare.

Te ne është gabuar dhe me trajtimin e formave të tjera pasi në ditët e para ka pasur raste që një person pa pasur nevojë ka marrë kortizon, por thjesht duke u konsultuar me të afërmit pa u konsultuar me mjekun fillonte me përdorimin e medikamenteve  të panevojshme.

Duhet të lënë duhani te pacientët që kanë kaluar ftohte dhe Covid me patjetër, mos e teproni me mjekimi lëreni mjekut në dorë dhe personat që nuk janë vaksinuar e kanë kaluar me rëndë”, ka thënë pneumologu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!