Dani Olmo është një nga lojtarët më të mirë të Spanjës. 23-vjeçari i Leipzig është rritur shumë vitet e fundit, teksa po bën mirë tek ekipi i Luis Enrique në Euro 2020.
Mesfushori ofensiv, i cili luan edhe në krahët e sulmit, ka përfunduar në shënjestrën e Real Madrid sipas raportimeve të Corriere dello Sport. Carlo Ancelotti e vlerëson shumë lojtarin.
Olmo, i cili numëron dy asiste në Euro 2020, do të ishte një përforcim interesant për “Los Blancos”, aty ku e cilësojnë si zëvendësuesin perfekt të Iscos.
Problemi i vetëm është Leipzig. Drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë 45 milion euro për të lënë të lirë lojtarin spanjoll, shumë e madhe sipas drejtuesve spanjollë. /abcnews.al