Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po bën sezon të madh, talenti 18 vjeçar i Arsenalit i befason të gjithë

schedule08:38 - 21 Shkurt, 2020

schedule 08:38 - 21 Shkurt, 2020

Talenti i Arsenalit, Bukayo Saka, po i befason të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon. Edhe pse një sulmues anësor, Mikel Arteta e ka konvertuar në një mbrojtës të majtë, për shkak të mungesave të Tierney dhe Kolasinac.

18 vjeçari po e shfrytëzon çdo mundësi në krahun e majtë të mbrojtjes dhe po vendos statistika të shkëlqyera. Mbrëmë, në takimin e Europa League përballë Olympiakos, Saka dhuroi një tjetër asist, duke i dhënë mundësinë Lacazette të shënojë me portën e boshatisur golin e vetëm të sfidës.

Ky ishte asisti i nëntë këtë sezon për 18 vjeçarin, i cili është asistuesi më i mirë në Europa League, me 5 asiste. Gjithashtu, Saka ka 2 asiste edhe në Premier League, duke u bërë adoleshenti i vetëm që ka bërë diçka të tillë në kampionatin elitar anglez. Sezon i shkëlqyer deri më tani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!