Pneumologia: Kemi hyrë në valën e tretë. Çepani: Masat duhet sipas një plani afatgjatë, jo dyjavor

schedule09:00 - 2 Mars, 2021

schedule 09:00 - 2 Mars, 2021

Pneumologia Silvana Sadria u shpreh se vendi ynë po kalon fazan e tretë të Covid-19. E ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” , mjekja foli për simptomat, ku theksoi se është vënë rritje e rasteve që paraqiten me dhimbje koke, diarre apo dhimbje muskulature, të cilat nuk kanë qenë prezente më përpara.

 Duke folur për mënyrën e trajtimit, Sadria shtoi se përdorimi i antibiotikëve nuk rekomandohet gjatë javës së parë. “Parimi jonë ka qenë duke njohur mushkërinë, njerëzit tremben nga temperatura ndonjëherë. Mendojnë se duke filluar se duke filluar mjekimin sa më shpejt, temperatura është reagim organizmi, është normale dhe tregon se ajo po lufton me një gjë. 4-5 ditëshi i parë është gjithmonë faza e pritjes, izolimit dhe monitorimit të temperaturës dhe mirë është të mos përdoren medikamente sepse për një x arsye mund të bësh më dëm.

Rekomandohet më pas një analizë gjaku, dhe gradualisht në varësi  fillohet me radiologji. Nëse simptomat janë të lehta dominohet më mirë sëmundja. Përdorim dhe mjekime por në fazën kur mushkëria është prekur. Nuk ka funksionuar kjo sëmundje se unë mund ta jap këtë mjekim dhe do ta ndaloj, dhe kjo ndoshta ka qenë dhe gabimi.Për mua sepse e ke përdorur ditën e tretë dhe të klatërt dhe në të 7-tën apo më pas ka bërë komplikacione ku ta ka mbushur mushkërinë dhe je ezauruar me antibiotikë që pa filluar komplikacioni.”, u shpreh Sadria.

Ndërkohë, në një lidhje me Skype Edlira Çepani theksoi se duke patur parasysh rritjen e rasteve duhet të ketë një shtrëngim të masave, të cilat duhet të shoqërohen me një plan konkret më afatgjatë. “Për mendimin tim nuk duhet të jetë dyjavor, mendoj se këto masat që merren sot nuk kanë tendencë të jenë të suksesshme, duhet një plan më afatgjatë qoftë për mbylljen, hapjen apo masa të ndërmjetme dhe të zbatohen me rigorozitet.” /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!