“Plumbin ballit…”/ E moshuara i kërkon leje Berishës të vrasë Ramën

schedule10:26 - 20 Shtator, 2022

schedule 10:26 - 20 Shtator, 2022

Teksa Sali Berisha zhvillonte një takim me banorët e Pukës, është përfshirë në një situatë të pazakontë.

Një e moshuar e pranishme në takim, i ka kërkuar leje Sali Berishës për ta autorizuar në mënyrë që të vriste kryeministrin Edi Rama.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Berishës i cili buzëqeshi, teksa po ashtu edhe turma nisi ta duartrokiste.

“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfët i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prek kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në Pazar me duar në xhepa. Me ba me mu dhënë rasti, i bie Edi Ramës në plumb të ballit, se del e rren, i ka siguruar stërmbesa duke vjedhur, po pse thotë që qytetarët e Shqipërisë janë të mbrojtur. Pas Zotin më autorizo mu, dhe i jap plumb balli”, tha ajo.

“Votën e kemi plumb ne”, iu përgjigj Berisha. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!