“Plumbi i Artë”/ Zbardhet dëshmia e Dumanit: Si u njoha me Henrik Hoxhaj? Shkozën vendosa ta vras kur fola me Alibejn

schedule14:10 - 20 Mars, 2025

schedule 14:10 - 20 Mars, 2025

Në Gjykatën e Posaçme po vijon procesi për dosjen e njohur “Plumbi i artë”, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai ka treguar si u njoh me Henrik Hoxhajn. Për këtë të fundit, Dumani tha se është një nga personat qe ka vrarë kryekomisarin Dritan Lamaj dhe këtë e kishte mësuat nga Festim Qoli.

Dëshmia Dumanit: “Shtetasin Henrik Hoxha e kam njohur në 2019, Festimi më kish folur edhe më herët për të, por nuk ishim njohur. Ai më ka folur kur dola nga burgu për herën e parë. Kur dola nga burgu fola me Festimin dhe po i tregoja që shefi i krimeve Dritan Lame më kishte rrahur dhe i thashë shyqyr që e kanë vrarë se më hyri në hak. Festimi më tha do ti japësh drekë atij qe e vrau se kemi vëllain tonë. Ai e kishte këtë për Henrik Hoxhaj

Kur unë vendosa bashkë me Erion Alibejn për të vrarë ata personat që folëm. Fola që të lidhem me Henrik Hoxhajn që ta përfshija në këto punë.  Jemi përshëndetur për herë të parë në ditëlindjen e Festimit. Jemi takuar te hotel Diplomat. Kemi bëre muhabete me Henrikun dhe Festen dhe diskutuam për ato atentatet që do ndodhnin, por nuk ia thamë të gjitha.  Atë ditë i kam dhënë 5 mijë euro, shkuam në një dyqan te Tajvani dhe aty i bleva një telefon të enkriptuar, Sky.  Vrasja që po organizoja në atë kohë ka qenë e Dorian Shkozës. Për këtë vrasje i premtova 35 mijë euro Hoxhajt. Në këtë vrasje ka qenë i përfshirë Klevis Alla dhe Plaku. Alla ka pasur rolin e informatorit. Me Dorian Shkozën nuk kam pas ndonje problem, e kam pas shok. Në ato kohë kisha disa kohë pa folur me të. Vendosa ta vras Shkozën kur kam folur me Erion Alibejn. Nuk kam pasur qëllim ta vrisja Anxhelo Avdiajn.

Elio Bitrin e kam njohur në 2013, shumë herët dhe në 2017 jemi përfshirë në një grabitje në Berat. Pasi erdha nga Franca e kam takuar Bitrin dy-tre ditë më pas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!