Këtë të martë është zhvilluara gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”. Në seancë ka dëshmuar Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK.
Sipas dëshmisë së dhënë, rezulton se bisedat me Dumanin kanë qenë për vrasje me pagesë.
“Kemi biseduar për disa vrasje. Ai më tha se kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që kishte disa punë për t’u bërë dhe më pyeti nëse isha i interesuar. Unë i thashë po. Më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim i paraqiti si porosi të Krymit, pastaj i quajti si problematika të tijat. Më tha: a je dakord? I thashë po.”, ka thënë ai.
Në këtë takim, sipas tij, është diskutuar edhe vrasja e Dorian Shkozës.
“Diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Mjetet dhe armët i siguroi Nuredini. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani. Ishte pak pas takimit, në kohë pandemie. Nuk kishim leje, por lëviznim sipas rregullave, me rrip sigurimi dhe duke respektuar qarkullimin. Ditën e ngjarjes shkova në Durrës. U takuam te shtëpia e Nuredinit dhe u nisëm me një makinë të zezë. Elio ishte në timon, unë isha mbrapa shoferit. Kisha dy armë, Elio kishte një.”, tregon ai.
Ai tha se fillimisht objektivat nuk ishin në vend.
“Bëmë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishin. Kur u kthyem, ishin aty. Elio më tha: ‘Ja ku janë’. Ishin tre persona në trotuar.”
“Qëllova nga brenda makinës. Një armë mu bllokua dhe përdora tjetrën. Njëri ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. I thashë: a ti je Doriani? Më tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Më tha po, dhe e godita.”
“Një e goditi edhe Elio. Ai kishte një pistoletë me mulli.”
Sa i përket pagesës, Hoxhaj tha: “Pagesën e mora. 70 mijë eurot u ndanë mes meje dhe Elios. Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa i dha Elios.”
/abcnews.al/


