Këtë të enjte është zhvilluar gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë”, një gjyq që është shoqëruar me tensione gjatë seancës.
“ABC News” mëson se avokati Ilirian Duzeni ka braktisur sallën, pasi Nuredin Dumani i është drejtuar duke i thënë: “Je në ofertë”.
Pas kësaj avokati i cili e ka cilësuar presion është shprehur gjithashtu se është një kërcënim i pastër dhe se sipas tij, Prokurori i SPAK “bën sehir dhe se nuk reagon”.
Në një tjetër reagim të tij, avokati ka sqaruar se në një situatë të tillë këto mesazhe janë të vështira dhe se duhet t’i tërhiqet vëmendja. Gjithashtu ka kërkuar që seanca të shtyhet.
“Ndoshta reagova gabim me para që u largova, por duhet ti tërhiqet vëmendje. Nuk mund të tallesh qofte edhe për shaka apo për tu tallur jemi përfaqësues ligjor. Prekem se mu drejtua personalisht. Unë se përballoj dot se ai është trim unë frikacak. Kemi të bëjmë me jetë njerëzish. Kërkojmë të tërhiqemi dhe seanca duhet të shtyhet, kryetari i dhomës së avokatit në atë që folëm vendosëm që të tërhiqemi. Nuk i përballojmë dot këto mesazhe që na jepen në seancë gjyqësore”, ka thënë ndër të tjera avokati.
/abcnews.al/