Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plumbi i Artë”, sherr avokatësh/ GJKKO: Avokatët marrin dëshminë e Dumanit e Alibejt vetëm për këtë proces

schedule13:47 - 10 Korrik, 2025

schedule 13:47 - 10 Korrik, 2025

TIRANË- Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK të vendoste në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Damit dhe të Erion Alibejt vetëm për dëshmitë  që janë objekt gjykimi tek dosja “Plumbi i Artë”.

Ndërsa rrëzoi kërkesën e avokatëve që të viheshin në dispozicion dëshmitë e plota edhe për ngjarje të tjera.

Ky vendim i gjykatës ngjalli reagimin e tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhen , Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi që mbrojnë Altin Ndocin, të cilët kërkuan përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit derisa një gjyqtar tjetër të marrë vendimin për kërkesën e tyre.

Me këtë kërkesë nuk u bashkuan të gjithë avokatët ku një pjesë e tyre kërkuan vijimin e gjykimi, për shkak se në disa seanca me radhë, procesi nuk është zhvilluar.

Seanca pati debate mes prokurorit Behar Dibra e avokatit Gentian Rumano, dhe ky i fundit la sallën e gjyqit në mënyrë demonstrative duke bërë që seanca të shtyhej për në datë 15 korrik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!