I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar ditën e sotme në sallën e gjyqit në GJKKO.
Seanca është ndërpresë disa herë. Në përfundim është vendosur që seanca e radhës të mbahet në datë 17 dhjetor në orën 09:00.Të pranishëm ishin edhe disa të akuzuar nga ana e tij si të përfshirë në krime.
Dumani në dëshminë e tij ka thënë se Festim Qoli vendosi të vriste nënën e Ervis Dedjas, duke treguar edhe se si e kanë kryer vrasjen.
“Shkuam me një makinë të kuqe, u afruam te pallati ku nuk kishte kamera. Unë isha shofer Talo pasagjer. Hymë te garazhi, zbriti Talo direkt, kishim thikë dhe pistoletë. E qëlluam me thikë që mos dukej si vrasje me pagesë, por si grabitje. I morëm dhe çantën. Talo e goditi disa herë me thikë derisa ra në tokë”, ka treguar ai.