Dosja “Plumbi i Artë”- Edhe këtë të martë vijon dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani në GJKKO. Procesi në fazën e pyetjeve që shtrohen nga avokatët për Dumanin lidhur me episode të ndryshme.
Nuredin Dumani ka treguar se Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës, i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit”.
Pjesë nga dëshmia:
Avokatja Elda Zotaj: A ke bërë deklarime para oficerëve te policisë gjyqësore të Elbasanit?
Dumani: Nuk i kam kthyer përgjigje sepse janë të korruptuar. 3 ditë pas arrestimit ka ardhur Ardian Çipa, Vocaj kemi patur debate të ndryshme.
Avokatja: Në çfarë ambienti ke dhënë deklarimet e tua të para pas arrestimit?
Dumani: Tek spitali i burgut, nuk mbaj mend a janë regjistruar.
Avokatja: Lidhur me vrasjen e mbetur ne tentative të Otit kush ka qenë i interesuar?
Dumani: Suel Çela. Nuk kam patur kontakt për 1 vit me Erjon Alibeaj. Nuk di nëse ka patur në telefon. Më ka nisur letra dore.
Avokatja: Kur ke marrë dijeni për lidhjen e bashkëshortes së Alibeaj me Oti Kilën .
Dumani: E kam ditur që kur kam njohur Erjon Alibeaj.
Avokatja: Kush të ka shoqëruar ditën e ngjarjes në makinë?
Dumani: Kam qenë vetëm në makinë. Kam qenë ulur tek sedilja e pasagjerit kur më ka gjetur të plagosur Henrik Hoxha. Makina u qëllua nga pas. Nuk i kam dalluar personat që më kanë qëlluar, sipas strukturës së trupit kam menduar së shofer në makinën që më qëlluan ishte Talo Çela.
Më tej Dumani ka thënë se një shef krimesh në Elbasan, e informonte për lëvizjet e Talo Çelës.
Pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit: Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa. Oti Kilën e njihja personalisht, kam ndenjur me atë bashkë me vëllain tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë. Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishte shok, më jepte informacione për Talo Ccelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj. Një dite para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier. Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash. Mitralozin ma dha cuni i xhaxhait tim. Makinën për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, me thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di.