Në gjykatën e posaçme u zhvillua procesi për dosjen “plumbi i artë”, ndërsa dëshmoi Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë duke treguar vrasjet e kryera me porosi por edhe atentatet e parealizuara.
Në seancën e së martës që u zhvillua me dyer të mbyllura Dumani ka treguar porositë që ka marrë nga Erjon Alibej për të kryer ekzekutimin e disa personave që dyshonte se një pjesë e tyre kishin marrë pjesë në një atentat ku mbeti i vrarë vëllai i tij Indrit Alibej dhe humbën jetën dhe 2 anëtarë të tjerë të familjes.
Dumani ka treguar në sallën e gjyqit se, Erjon Alibej i ka dhënë një listë me 10 emra për ti ekzekutuar dhe në krye të listës është emri i Talo Çelës si dhe bashkëpunëtorit të tij Altin Ndoci, por edhe ai i Emiljano Ramazanit. Ky i fundit mbeti i vrarë në gusht të vitit 2020 në Elbasan dhe vrasja u realizua nga Skerdi Tase, ndërsa organizator ishte Nuredin Dumani.
Po kështu pjese e listës ishin edhe vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, si dhe Dorjan Shkoza. Ky i fundit mbeti i vrarë në qytetin e Durrësit.
Ndërsa në ngjarjen ku humben jetën vëllezërit Viktor e Besim Haxhia, dumani i tha gjykatës së shënjestër ishte Besmir Haxhia, ndërsa vëllain e tij Viktori, mbeti viktimë rastësisht.
Këtë të martë Dumani ka treguar se si arriti të lirohej nga qelia, pasi kishte qenë i arrestuar për vepra të tjera penale. Dumani tregoi se, avokati Alban Bengasi, ka qenë ndërmjetës për lirimin e tij duke paguar shumën prej 40 mije euro, dhëndrit të vëllait të Nasip Nacos, që në atë kohë ishte shef i spitalit.
Dumani ishte i arrestuar për peng marrje, por pasi siguroi dokumentin për probleme shëndetësore u lirua.
Në një reagim ish-ministri i drejtësisë Nasip Naco thotë se ai distancohet nga çdo akuze dhe fton organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar për këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen ai thotë se organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdokujt. Naço thotë se gjatë ushtrimit të detyrës se tij si ministër nuk ka miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
/abcnews.al