“Plumbi i artë”, burg për 9 të arrestuarit

schedule15:50 - 27 Qershor, 2022

schedule 15:50 - 27 Qershor, 2022

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg 9 të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë”.

Apeli i GjKKO-së rrezoi kërkesat e avokatëve mbrojtës që pretendonin se klientët e tyre nuk mund të qëndrojnë në burg pa prova dhe vetëm me deklarimet e dëshmitareve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Enrik Hoxhaj.

Në burg do vijojnë të qëndrojnë, Petrit e Agron Qoli, Elvis Çaushllari, Adrian Uzuni, Fotos Gosa, Gentjan Sharra, Ilirijan Feçi, Altin Ndoci dhe Leonard Palushi.

Spak, firmosi 32 urdhëra arresti, dhe pas operacionit Plumbi I arte, policia vuri në pranga 9 persona, 9 të tjerëve iu komunikua masa e arrestit në ambientet e burgut dhe 14 të tjerë u shpallën në kërkim. Pas arrestimit të Nuredin Dumanit, prokuroria zbardhi 18 ngjarje kriminale duke goditur 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mes personave të shpallur në kërkim janë emra të njohur si Talo Çela, Suel Çela, Agron Mehja e Ervis Martinaj.

Nuredin Dumani u arrestua bashkë me shokun e tij Hnerik Hoxhaj në fund të muajit mars në qytetin e Fierit, teksa mbeti i plagosur pas një atentati në Papër të Elbasanit.

 

/abcnews.al/