Plumbat në Vlorë, PD: Lokali që u zbraz kallashi është baza jonë, ka prapavijë politike

schedule20:06 - 21 Prill, 2021

schedule 20:06 - 21 Prill, 2021

Drejt një lokali në Poro të Vlorës mbrëmjen e sotme u qëllua me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lokali që ishte shënjestër është në pronësi të Gjergj Nasit.

Dega e PD-së në Vlorë pretendon se në këtë lokal zhvillohen të gjitha takimet e opozitës dhe ngjarja mund të ketë prapavijë politike. Nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj tha se Nasi është pjesë e Partisë Demokratike dhe kjo mund të jetë arsyeja e sulmit.

Pasditen e sotme qytetarë na kanë informuar që është goditur me armë një ambient shërbimi lokal, ky shtetas është anëtar i strukturës së PD-së për këtë arsye të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje e sotme që ka tronditur komunitetin.

Në emër të PD-së bëjmë thirrje të zbardhjet kjo ngjarje. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit, ai është duke u marrë në pyetje. Në lokal ishin disa persona kur u bënë goditjet, që shpëtuan për arsye të fatit dhe jo autorit.

Ky ambient është bazë e strukturës sonë ku kemi zhvilluar edhe mbledhje të mëparshme. Kjo goditje mund të ketë edhe prapavijë politike. Ne ua lëmë në dorë institucioneve. Ne duam zbardhjen e ngjarjes” deklaroi ai.

Por cfarë tha dëshmitari? 

Banori që ishte brenda në lokal me pronarin e lokalit, Gjergji Nasi tregoi se e pa autorin por mendoi se ishte efektiv policie.

Dera hapur ishte 24 orë. Ishte me sytë dhe me kapele. Një person pashë unë. Unë mendova ndonjë polic nga ata të kufirit, me kallash në dorë. Nuk foli asnjë llaf. Pa u futur brenda qëlloi në drejtimin që është e llogaritur, që je ulur ti, që të kapë ose në kokë ose në kraharor.

Në lokal isha unë dhe i zoti i lokalit, qëlloi të paktën një karikator. Në ikëm me vrap. Ishte në këmbë. Asnjë fjalë nuk foli. Unë jam hallexhi, mezi nxjerr bukën e gojës. Unë nuk merr me politikë dhe asgjë dhe nuk di gjë” tha ai.

Policia njofton se grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!