Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, zbardhet dëshmia: U përlesha me autorin, vinte era alkool. Muça nuk pendohet që e qëlloi

schedule12:20 - 14 Gusht, 2022

schedule 12:20 - 14 Gusht, 2022

Abc ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të ndodhur më 12 gusht në Tiranë ku Ilirjan Gavelli, 52 vjeç punonjës IMT-je u plagos nga Qani Muça.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Muçën.

Në dëshminë e tij punonjësi i IMT-së, Ilirjan Gavelli është shprehur: Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur.

Qani Muça qëlloi 2 herë drejt inspektorit të IMT, ndërsa njëri nga plumbat kapi në një makinë të parkuar.

Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë.

“Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo.

Lexo edhe: Plagosi punonjësin e IMT-së, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Ndërsa autori i ngjarjes, Muça nuk ka shprehur aspak pendesë për atë që ka ndodhur.

Ai ka deklaruar: Këta (Inspektorët e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Astir.

Konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembej e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça.

Ndërkohë, më poshtë shihet momenti kur IMT shemb shtëpinë e Muçës, tashmë i arrestuar.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!