VIDEO/ Plumba drejt lokalit në Lezhë, hetimet e policisë

schedule09:05 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:05 - 26 Dhjetor, 2020

Fshati Pllanë i Lezhës u zgjua sot nga të shtënat me armë. Sipas policisë rreth orës 06:30, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të Gjovalin Prendi.

Nga pamjet e siguruara për abcnews.al shihet se në drejtim të lokalit është qëlluar me breshëri, ndërsa gjurmët janë të dukshme.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të  lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa kanë ngritur pikat e kontrollit.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se në zonë nuk ka kamera sigurie, çka e bën më të vështirë identifikimin e autorëve. Ndërkaq, pronari po jep dëshminë e tij dhe mësohet se ai ka mohuar të ketë konflikte. Për rrjedhojë deri më tani policia ende nuk ka një pistë konkrete hetimi. g.v/abcnews.al