TIRANË- Një sulm me breshëri kallashnikovi, ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës, ndaj biznesit faramaceutik “CFO Pharma”, në autostradën Tiranë-Durrës. Sulmi mësohet se është shënuar rreth orës 2 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht nga plumbat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëmtime të xhamave në godinën e CFO Pharama.
Pavarësisht se sulmi ka ndodhur në 2 të mëngjesit, policia e Tiranës, thotë se është njoftuar rreth orës 8, se ndaj këtij biznesi është qëlluar me armë zjarri. Për këtë fakt, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha për “News line” në ABCNews, se duhet të ketë një përgjegjës.
“Ka disa raste, që sulmet ndaj bizneseve po përsëriten ne të njejten zone.…. E njejta dinamike, e njejta levizje. Fakti që nuk është njoftuar në kohë, duhet për tu hetuar nga ana e policisë.”
Nga dëshmia e dhënë tek oficerët e policisë, roja i sigurisë, i këtij biznesi ka dëgjuar të shtënat por nuk ka menduar se janë sulmuar me armë, pasi nuk ka konstatuar dëmtime dhe fillimisht ka njoftuar eprorët e tij. Pasi disa punonjës të CFO Pharama kanë mbërritur në mëngjesi në godinë kanë konstatuar dëmtimet dhe kanë lajmëruar policinë.
Edhe vetë pronari i CFO Pharama , nuk ka dhënë detaje që mund të zbulojnë motivin e kësaj ngjarje, pasi ai ka deklaruar se nuk ka konflikite të hapura dhe se nuk e di kush mund ta ketë sulmuar. Megjithatë policia si pistë ku ka fokusuar hetimet, është ajo e një sulmi për shkak të konkurrencës por nuk përjashtohen konfliktet e fundit të pronarit të CFO Pharama.
Ndërkohë nga hapja e kamerave të sigurisë, rezulton se ndaj godinës të këtij biznesi është qëlluar nga një veturë ngjyrë e errët, që pasi kanë lëshuar mbi 30 plumba me breshëri kallashnikovi është larguar në drejtim të Qafë Kasharit ku edhe ka humbur gjurmët./abcnews.al