Plotësohet katërshja, UEFA përcakton dhe arbitrat e sfidës Egnatia-Ararat Armenia

schedule12:56 - 14 Korrik, 2023

schedule 12:56 - 14 Korrik, 2023

Pasi publikuan grupin e arbitrave në sfidat e Partizanit, Tiranës e Vllaznisë tashmë, UEFA ka prezantuar dhe 4 të përzgjedhurit për sfidën e “rrogozhinasve” të Egnatias, të cilët javën e ardhshme do të përballen me armenët e Ararat-Armenia në ndeshjen e kthimit, të fazës së parë kualifikuese të Conference League, me përballjen e parë, që u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Drejtimin e sfidës, UEFA ia ka besuar në katërshje bullgare, ku në krye do të jetë Dragomir Draganov, me 42-vjeçari, i cili nuk ka arbitruar kurrë më parë një ndeshje të një skuadre shqiptare, me Egnatian që do të jetë e para. Në krahët e fushës, Draganov do të ndihmohet nga bashkkombasit e tij, Ivo Kolev e Hristo Hadzhiyski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Stanislav Todorov.

Ndërkaq, kujtojmë se përballja e radhës mes “rrogozhinasve” dhe armenëve do të zhvillohet mbrëmejn e 20 korrik, në orën 20:00, në mitikun “Elbasan Arena”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!