Plotësimi i Kushtetueses, Zingraf: Gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor

schedule18:54 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 18:54 - 23 Dhjetor, 2020

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta firmosi emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, diplomati gjerman shkruan se ky është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Ai falenderon institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje.

Lexo edhe: Kushtetuesja funksionale, Kim: Lajm i rëndësishëm, u plotësua 1 nga 2 kushtet për integrimin në BE

Sipas asaj që shkruan Zingraf, një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri.

REAGIMI

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.” s.b/abcnews.al/

?? | “Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt…

Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Wednesday, December 23, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!