Kushtetuesja funksionale, Kim: Lajm i rëndësishëm, u plotësua 1 nga 2 kushtet për integrimin në BE

schedule18:19 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 18:19 - 23 Dhjetor, 2020

Pasi presidenti Ilir Meta firmosi emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim.

Kim e quan një lajm të rëndësishëm plotësimin e Kushtetueses ndërsa shprehet se pasi Përparim Kalo të betohet nesër, dhe do të plotësohet kuorumi. Diplomatja amerikane shkruan po ashtu se merita të mëdha shkojnë për Presidentit, KED dhe Parlamentin.

Ambasadorja thekson edhe një herë, se ky rezultat vjen pasojë e veprimit urgjent të marrë nga udhëheqësit në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias.

Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për hapjen e negociatave, për anëtarësimin në BE.

PLOTËSIMI I PLOTË

LAJM I RËNDËSISHËM. Presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi Kalo të betohet nesër, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do ta mbyllë vitin 2020 me një gjykatë Kushtetuese Funksionale, pas tre vitesh mungesë. Presidentit, KED dhe Parlamentit u shkojnë merita të mëdha.

Kjo është rezultat i veprimeve urgjente të marra nga udhëheqësit në linjë me opinionin Komisionit të Venecias. Me një gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria tashmë ka plotësuar një nga dy kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap i madh përpara. Urime shqiptarëve! Le të ecim përpara.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit ka reaguar edhe Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Në postimin e tij në Twitter, Soreca shkruan se plotësimi i Kushtetueses është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare për bisedimet e pranimit në BE.

POSTIMI

“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED dhe Institucionet e tjera që dhanë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për #Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë. Ky është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare për bisedimet e pranimit në BE.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!