Në këtë dyqan 8m2 në qendër të Delvinës fshihet puna dhe historia 30 vjeçare e Mimoza Lahos me tregtinë.
Gjithçka nisi kur ajo ishte nuse e re, në oborrin e shtëpisë mbillte perime me shumicë pasi kushtet ekonomike nuk ishin fort të mira. Perimet që i tepëronin ua falte fqinjëve, e aty fillon historia e saj kur dikush një ditë i sugjeroi që t’i shiste në vend që t’i dhuronte.
Të parët klientë të produkteve të saj bio u bënë fqinjtë dhe restorantet aty pranë.
“Kam gati 30 vite me biznesin tim, dhe si fermere private, duke shërbyer në komunitetin e Delvinës, duke tregëtuar produktet bio , të shëndetshme 100% me prodhimet e mia kryesisht, por mbaj edhe gjera plotësuese për të rregullluar sa më mirë dmth ekonominë time familjare.
Hapat e para kur isha nuse e re unë, i kam filluar me sallatën jeshile në kopështin tim të vogël dhe fillova me ato të bëja dhuratë sa më shumë të komshinjtë e mi. Një ditë një nga këto komshijet më thotë që ti duhet ta zgjerosh pak dhe të nxjerresh të ardhura më këto. Gjithësesi une më këto fillova pak pak , dmth hapat e mia të para janë me produktet e barces dhe pastaj fillova ta zgjeroja pak e nga pak derisa merrja produkte nga fshatarët, 100% bio dhe kam këtë dyqan timin 8m2.”
Edhe pse me pak produke e akoma dhe më pak treg Mimoza po ja dilte qëllimit, të sillte më shumë para për familjen e saj të vogël. Derisa kërkesat u rritën përtej asaj që bahçja e saj mund te prodhonte. Atëherë së bashku me të shoqin filluan të mblidhnin produktet e fermerëve nga fshatrat e Delvinës e t’i tregëtonin ato.
“Të them të drejtën në fillim kishte shumë shumë njerëz Delvina , dhe njerëzit ishin shumë te dashur, të respektuar dhe dashamirës me njëri -tjetrin. Une isha nuse e re dhe kisha nevoje për të rregulluar ekonominë familjare. Gjithësesi gjatë kësaj kohe filluam me shumë punë, fillova të ndërtoja biznesin tim të vogël fillimisht dhe pastaj e zgjerova aktivitetin si fermere
Dmth ishin të kënaqshme dhe të përshtatshme sepse duke tregëtuar produkte tona të shtëpisë, kishim shumë respekt sidomos nga lokali sepse tregëtonin vetëm produkte bio, dhe fillimisht vetëm lokalet më merrnin prodhimet e mia personale. Dhe kjo gje ndihmoj shumë duke u përhapur edhe tek njëri tjetri, dhe duke krijuar atë afrimotetin dhe respektin të kientët e mo edhe pse ishim në hapat e para.
Them se ishte plotësuese, duke punuar bashkë me bashkëshortin tim të dy bashkë, ne filluam si ata zgogjtë të fluturonim, të shtegëtonim fshat më fshat për të marrë produktet sa më të mira. Sidomos si psh; fiq të thatë, bajame, arra fahati, ullinjë fshati që ishin produkte shumë të mira, atëherë ishin edhe pjeshka edhe kajsia që ishin produkte shjmë të mira, dhe që i pëlqenin shumë njerëzit.”
Sot në dyqanin e vogël të Mimozës pas 30 viteve punë, gjen bimë medicinale për të cilat është meraklie ndërsa ullinjtë dhe mjaltin i quan dy produktet që i mbajn biznesin në këmbë.
Delvina nuk ka fuqi blerëse , një pjesë të klientëve i ka me listë, ndërsa të ardhurat që nxjerr nga dyqani i produkteve të freskëta shërbejnë vetëm për nevojat jetike, ama Mimoza është sërish e kënaqur.
“Vendosa bletë fillova të mbillha ullinjtë, bletët më ndihmuan shumë sepsë unë kisha një problem shëndetësor familjar, që më duhej me domosdo që një nga phestarër e familjes të konsumonte mjalte, dhe deshirojë thash aahtu si konsumojë familja ime mjaltë 100% bio të konsumoj edhe gjithë bota. Sidomos ulliri dhe vaji i ullirit janë produkti me të cilin unë mbijetoj , për të jetuar sot.
Bimët medicinale të të gjitha llojeve si sherebela, që ishte e domosdoshme e shikoja qe cdo person kërkonte sherebelë , lule shtofu që janë dmth të zonës tonë këtu , thimarin, trumëzën…. Dhe tregëtoj dmth me porosi brënda për brenda Shqipërisë.
Të them të drejtën edhe lista ekziston për disa familje jo të gjithe, se me thëne të drejtën sot shumica e familjeve kanë filluar të punojn me turizëm . Këtu tek unë kanë krijuar një respekt shumë shumë të vecantë sepse unë vajta 30 vite këtu në këtë punë, komunikoj me të gjithë qytetarët me dashamirësi dhe respect. Të them të drejtën nuk ëshrë se ëshrë ndonjë fitim kushedi se cfarë, thjeshtë te 10-11 mijë në ditë, që janë shpenzimet jetike minimale i plotësoj.”
Në Delvinë 54 vjeçaren të gjithë e njohin, për jetëgjatësinë në tregti, për produktet e freskëta dhe bio, si dhe per energjine e mirë dhe optimizmin. Për Mimozën puna është lajtmotiv, e me gjithë vështirësitë që has në një qytet të vogël si Delvina, emigracioni s’ka qenë kurrë opsion.
“Të them të drejtën unë nuk heq dorë nga vendi im, sido që të jetë cfarëdo që të jetë, sepse dashuria për vendin tim nuk më ka lënë deri më sot të emigroj.”/abcnews.al