Plot 5 të larguar, Chelsea vendos dhe për dyshen Jorginho-Kante

schedule16:29 - 15 Maj, 2020

schedule 16:29 - 15 Maj, 2020

Te skuadra e Chelsea, pritet të ketë një revolucion në merkaton e verës. Dënimi nga FIFA që mori sezonin e shkuar, është shlyer dhe Blutë e Londrës, do të kenë mundësinë për të shpenzuar sërish.

Plani i tyre është i qartë: Të largojnë lojtarët e padëshiruar dhe të përforcohen me futbollistë cilësorë e të rinj në moshë, i cili është dhe projekti i Frank Lampard.

Marcos Alonso, Davide Zappacosta, Tiemoue Bakayoko, Emerson Palmieri dhe Michy Batshuayi do të jenë 5 futbollistët që do të bëjnë gati valixhet, ndërsa në dyshim ishte dhe e ardhmja e Kante dhe Jorginho.

Mediat britanike kanë zbuluar se Chelsea ka vendosur për të ardhmen e dy mesfushorëve dhe asnjëri, nuk ka për t’u larguar. Ndërsa sa i takon përforcimeve, objektivi kryesor i Bluve është një sulmues anësor, pasi dhe Willian nuk po pranon të rinovojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!