Plori: Shpresoj te fitorja ndaj Dinamos, Latifi është mungesa e madhe

schedule15:14 - 4 Maj, 2022

schedule 15:14 - 4 Maj, 2022

Vllaznia do të përballet me Dinamon ditën e nesërme në sfidën e javës së 32-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”, ora 16:45.

Në prag të kësaj ndeshje ka dalë në konferencën për shtyp, trajneri Elvis Plori i cili analizoi përballjen me blutë e Rodolfo Vanolit.

Tekniku i kuqebluve i bëri thirrje skuadrës për përqendrim maksimal, ndërsa zbuloi mungesën e Latifit të dëmtuar.

Dinamo- “Ka një skuadër që në fillim të sezonit u nis me objektiva krejtësisht të ndryshëm, tani është në një situatë kritike, por gjithsesi ne kjo duhet të na bëjë të fortë. Edhe ne jemi në një situatë delikate ku nuk kemi siguruar asgjë dhe lojtarët duhet të sillen si profesionistë”.

Më kë ishe në ndeshjen Kukësi-Partizani? “Nuk jam marrë me skuadrat e tjera se kemi shumë punë me skuadrën tonë. Gjithsesi unë e kam parë ndeshjen se na interesonte rezultati, ishte një ndeshje shumë e luftuar ku të dy skuadrat treguan se pretendojnë europën, por ne duhet të kemi mendjen te vetja dhe të fokusohemi te ndeshja me Dinamon”.

Vendimtare sfida me Dinamon- “Ka ndeshje prapë, çdo ndeshje në vijim deri në fund do të jetë e luftuar. Do të jetë e rëndësishme edhe për klasifikimin, skuadra duhet mobilizuar. Në këto ndeshje trajnerët vihen në siklet sepse motivimi i lojtarëve duhet të jetë në maksimum. E pamë në ndeshjen me Skënderbeun që nuk ishin në motivimin e duhur në pjesën e parë dhe ne kemi bërë një analizë të hollësishme për të mos përsëritur Skënderbeun. Duhet të jemi kërkues dhe profesionistë për të arritur objektivin minimal të klubit. Në skuadër ka entuziazëm siç ndodh pas çdo fitoreve, entuziazmi është pozitiv dhe duhet ta transmetojmë në fushë”.

Skuadra e plotë? “Kemi probleme vetëm me Latifin dhe them se nuk mund të jetë i gatshëm, ka marrë një goditje ndaj Skënderbeut. Është e pamundur të rikthehet edhe pse shpresuam. Latifi është një mungesë e rëndësishme. Janë ndeshje të rëndësishme se ka edhe pak javë dhe gabimet nuk falen, duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje se është shumë delikate. Shpesoj që lojtarët ta dëgjojnë këtë konferencë. I druhem një përgjumje të ekipit, por ato duhet të tregohen profesionistë”.

Pas Dinamos ju pret Kukësi? “Shpresoj ta kalojmë me sukses Dinamon dhe pastaj jam optimistë. Ne një ndihmesë na bëhet publiku në Loro Boriçi, këtë e pamë me Skënderbeun dhe me ata ndryshon sjellja e lojtarëve në fushë.

Të gjitha skuadrat kanë ulje e ngritjet e tyre, nëse marim fitoren me Dinamon, marrim vendin e katërt dhe jemi brenda objektivave. Duhet të jemi të mirëorganizuar dhe të luftojmë. Nuk po mendojmë për finalen e Kupës, kemi mendjen vetëm te Dinamo”, u shpreh Plori. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!