Plori: Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Kartoni i kuq? Nuk dua të merrem me arbitrat

schedule19:15 - 25 Shkurt, 2022

schedule 19:15 - 25 Shkurt, 2022

Vllaznia siguroi një pikë në Korçë mes polemikash, pasi u ndal në barazimin 2-2 me Skënderbeun.

Pas ndeshjes zv.trajneri i shkodranëve Elvis Plori drejtoi sot kuqeblutë, pasi tekniku Thomas Brdaric ishte i pezulluar.

Plori u shpreh se skuadra sot kishte probleme në rreshtim, ndërsa theksoi se nuk e nisën siç duhet ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e fortë, e luftuar. Nuk e filluam mirë, kishim pak probleme në rreshtim. Sikur u bllokuam, por më pas u qartësuam taktikisht dhe përmbysëm rezultatin. Kishim mundësi edhe për golin e tretë, por loja pati episodet e veta.

Penalltia dhe kartoni i kuq? Nuk dua të merrem me arbitrat, u bë e neveritshme kjo pjesë. Distancohemi me kreun, por duhet të punojmë si profesionistë. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë deri tani, meritonim më tepër, por futbolli ta kthen atë që ke bërë disi. Të vazhdojmë përpara si profesionistë.

Gabimet e lojtarëve? Da Silva është lojtar mjaft i mirë në fazën ofensive, por ky nuk është gabimi i tij i parë. Kemi punuar, por nuk e kemi rikuperuar. Do marrim masa, por zëvendësimi i menjëhershëm i lojtarit pas gabimit nuk është zgjidhje.

Loja? E kishim gjithçka nën kontroll. Barazimi nuk ishte pjesë e presionit, ishte një rast që ndodhi sot, por nuk e di, ishte diçka e veçantë… Sivjet ka ndikuar shumë arbitrimi te ne, edhe lojtarët prandaj u nervozuan.

Duhet t’i qetësojmë, është detyra e ne stafit, por është e vështirë, e them me shpirt, edhe trajneri Brdaric ka marrë kartonë”, përfundoi zv trajneri i ekipit shkodran. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!